TIRANË- Dhjetra maturantë në shenjë protestë kundër testit të Gjuhës dhe Letërsisë, janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Protestuesit janë shprehur se pjesa e testit joletrar ka probleme të shumta. Sipas tyre pyetjet me alternativa ishin mbi nivelin mesatar. “Shumë pyetje nuk kishin lidhje me tekstin dhe nuk testonin njohuritë tona gjuhësore. Çelsi i përgjigjeve na penalizon, shumica e nxënësve janë të shkëlqyer dhe penalizohen për në universitet.”, -thanë protestuesit.
Sakaq, maturantët i kanë dërguar një letër Ministrisë së Arsimit në lidhje me shqetësimet e tyre, ndërsa i kanë kërkuar tolerim në vlerësim. Në letër thuhet se pyetjet kanë qenë jashtë programit.
(ed.me/BalkanWeb)