TIRANË – Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të kalojnë nëpër një sistem testimi, që do të nisë gjatë muajit shkurt dhe do të përfundojë në mars.Këtë e ka deklaruar sot, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një takim me drejtues, mjekë e infermierë të sektorit publik.

“3700 mjekë dhe 13010 infermierë e laborantë do të hyjnë në këtë testim, – tha Beqaj, – që nis në shkurt dhe përfundon në mars. Ai do të realizohet në bashkëpunim me katedrat e Mjekësisë.

Po ashtu, Beqaj njoftoi se sot jepen përgjigjet për specializimet në sektorin e shëndetësisë.

Duke iu rikthyer çështjes së video-skandalit në Urgjencën e QSUT-së, Beqaj tha se “mjekët i kanë dhënë gjithë ndihmën e duhur, vajzës. Por, ajo ka qënë e shoqëruar nga të afërm dhe familjarë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb