Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Vendet vakante të mbetura në shkollat e komunave të Tiranës kanë nisur të plotësohen me mësuesit që dolën fitues nga testimi. Drejtoria Arsimore Tirana Qark hapi e para procesin, ku 14 vende vakante për mësues në profilin anglisht nisën të plotësohen sipas kriterit të pikëve. Ai mësues që është vlerësuar me më shumë pikë zgjedh shkollën ku do të japë mësim. Por nuk përjashtohen mësuesit që pritet të japin mësim në dy shkolla, për të plotësuar ngarkesën mësimore.

Në Drejtorinë Arsimorë Tirana Qark, sipas drejtoreshës Eglantina Metani janë 49 vende vakante për mësues. Procesi filloi sot dhe do të zgjasë deri në plotësimin e çdo shkolle me mësuesit përkatës. Ndërsa ata që rezultuan fitues nga testi i 6 dhjetorit do të qëndrojnë në pritje të daljes në pension apo largimit nga puna të ndonjë mësuesi të profilit për tu zëvendësuar automatikisht.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: