Nga: Erjola Jata*

TIRANE- Një ekspert Amerikan ndihmon Shqipërinë në industrinë e vajit të ullirit. Në ambientet e Ambasadës Amerikane, një panel i posaçëm testoi cilësinë e vajit të ullirit, duke shijuar variete të ndryshme që kultivohen në Shqipëri. Eskperti Paul Vossen, i cili prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri dhe ka vizituar zonat të kultivimit të ullirit udhëhoqi këtë proces testimi.Ai tha se duke përcaktuar cilësine vendoset edhe lloji që duhet të kultivojë Shqipëria.

“Ka një metodikë e cila përdoret nga Këshilli ndërkombëtar i vajit të ullirit dhe kjo metodike kërkon që të përdoret një standard cilësie i cili përcakton shkallët e cilësisë të vajit të ullirit. Që vaji i ullirit të mund të eksportohet përtej kufinjve, nevojitet që ai të testohet dhe të jetë pjesë e këtij përcaktimi që ka vendosur Këshilli”,- tha Paul Vossen.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti duke shfrytëzuar praninë e ekspertit Vossen kërkoi këshillën e tij për mbrojtjen e ullirit nga sëmundjet.

“Është një sëmundje që është vërejtur në Jug të Italisë, ende nuk ka ardhur në Shqipëri. Do donim të dinim mendimin e profesorit se si mund ta mbrojmë Shqipërinë”.

“Kjo lloj sëmundje mund të hyjë në Shqipëri përmes transportit të materialeve nga zonat e infektuara. .Zgjidhja është kontrolli i çdo lloj fidani që hyn në vendin tuaj”.

Ambasadori Donald Lu i cili çeli aktivitetin zbuloi se ulliri është ushqimi i preferuar i vajzës së tij.

“Ajo do të hante një pjatë të tërë me ullinj, nëse do t’ja jepnin. Ajo mendon se është tragjedi, disa njerëz nxjerrin vaj nga ushqimi i saj i preferuar”,- tha ambasadori.

Më duhet të bisedoj me vajzën tuaj, pasi të mbaroj aktivitetin e sotëm sepse më duhet të të shpjegoj se ka variate të ullirit që përdoren për gatim dhe tryezën”,- sqaroi më tej Paul Vossen.

Eskperti Paul Vossen këtë javë do të japë mësim në seminarin për krijimin e një paneli testimi të vajit të ullirit në Shqipëri.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb