Në kuadër të Tetorit të librit, takimet për librin dhe përkthimin synojnë të nxisin vëmendje ndaj letërsisë në diskursin publik. Shpesh kjo vjen duke rikujtuar figurat që shkruan rrugën në kohë të vështira, si shkrimtaret e viteve 30, Ollga Plumbi, Musine Kokalari, Urani Rumbo, Mila Vangjeli… që patën një fat të trishtë gjatë diktaturës, por mbeten pika reference.

Kam qenë e mahnitur nga kurajoja dhe mëndja e bukur e një plejade grash që në vitet 30-40-të, i dhanë hov mendimeve liberale për një shoqëri më të qytetëruar. Ato vinin nga shkolla perëndimore, ku studionin letërsi dhe filozofi, dhe ishin të guximshme në shkrimet e tyre, duke kërkuar më shumë të drejta për gratë, më shumë mirëqënie për familjen.

Një takim me gra politikane i kujtoi shkrimtaret në Qendrën e librit duke kërkuar te figurat e tyre, orientim për të sotmen.

Ato u transformuan në zërin e të pazëshmëve, duke guxuar të kishin frymë e fjalë në shtypin e kohës, duke besuar se arsimimi i grave ishte rruga më e mirë për fuqizimin e tyre. por historia jonë ka edhe të tjera gra, edhe pse të pakta, që me rolin e tyre kanë qenë protagoniste për çështjet gjinore me kauzat e tyre për edukimin e grave dhe vajzave, për inkurajimin dhe mbështetjen e arsimit në Shqipë

Gratë që jetojnë mes politikës e letërsisë lexuan pjesë prej shkrimeve të intelektualeve të viteve 1930 duke risjellë në ditët tona bashkëkohësinë e disa dukurive, dhe nevojën për të nxitur emancipimin e lirinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb