Në vazhdën e aktiviteteve për tetorin rozë si muaji i sensibilizimit të kancerit të gjirit, Qendra Spitalore e Elbasanit zhvilloi një aktivitet në qendër të qytetit, duke ftuar gratë të diagnostikohen në mënyrë periodike dhe t’i kushtojnë rëndësi shëndetit. Shifrat e të prekurve me kancer gjiri edhe në Elbasan janë në rritje, ndërsa mjekët flasin me shqetësim për shfaqen e sëmundjes në moshë të re.

Sipas psikologes Jonids Mustafaraj kur një grua përballet me një masë tumorale në trupin e saj është shumë e rëndësishme mbështetja morale, por dhe ana psikologjike.

Ndonëse në një mot jo të favorshëm e me shi gratë përcollën mesazhet e tyre në stendën e ngritur në qendër të qytetit, krah së cilës ishte vendosur edhe mamografia e lëvizshme, për t’ju bashkuar thirrjes së diagnostikimit të hershëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb