Tirana-Egnatia është ndeshja më e rëndësishme e javës së tretë të kampionatit. Kampionët në fuqi përballen të dielën me Tiranën në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 20:00. Për trajnerin Tetova, fakti që sfida luhet në fushë asnjanëse nuk do të ketë ndikim, sepse tabuja e fushave ka rënë.

Kreu i stolit rrogozhinas e sheh si ndeshje radhe, edhe pse e vlerëson Tiranën si një ekip cilësor, që ka merituar më shumë në dy ndeshjet e para. Egnatia vjen në këtë ndeshje pa mungesa dhe Tetova ka mundësinë të zgjedhë më të mirët.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i rrogozhinasve thekson se kërkon 3 pikët edhe me Tiranën, ndërsa rivalët për titullin kampion, sipas tij, do të duken pas dy fazave të para të kampionatit.

Pas startit të mirë me dy fitore vjen sfida me Tiranën, një provë pak më serioze. Si e parashikoni?

Mendoj se pas dy fitoreve në dy javët e para gjendja është drejt stabilizimit, por na duhen edhe pak javë që të jemi në 100%- shin tonë. Po ashtu edhe kundërshtarët. Mendoj se është sfida e radhës kjo me Tiranën dhe përqendrimi është maksimal. Në këtë sfidë shkojmë për të bërëmë të mirën e mundshme dhe për të synuar 3 pikët.

Kundërshtari ka ndryshuars humë nga sezoni i kaluar, me emra më pak të njohur. E keni studiuar këtë Tiranë?

Po, Tirana ka filluar një cikël tëri, me lojtarë të rinj. Patjetër qëe kam ndjekur dhe mendoj se kanë një ekip cilësor dhe kanë dominuar dy takimet e para të kampionatit, ku meritonin diçka më shumë. Megjithatë, përqendrimi im është tek ekipi im.

Sa ju ndihmon fakti që luani në Durrës, në “shtëpinë”tuaj?

Nuk besoj fare te kjo pjesë, sepse fushat tanimë nuk janë tabu për askënd.

Si është gjendja e skuadrës tuaj, a do të keni mungesa për Tiranën? 

Gjendja është e mirë dhe për po ashtu nuk kam mungesa. Ekipi është i plotë për ndeshjen e së dielës me Tiranën. Keni deklaruar se Egnatia ka nisur një cikël të ri.

A ekeni ekipin për të vazhdua rme trofe si sezonin e fundit?

Po, e kam deklaruar këtë gjë. Kemi shumë prurje, siç kemipasur edhe dalje dhe shitje. Mendoj që Egnatia do të jetë derinë fund në garë për titullin kampion.

Pas prezantimit të skuadrave në dy javët e para të këtij kampionati, kush mendoni se do t’u rivalizojë këtë sezon?

Janë luajtur vetëm dy ndeshje dhe është shumë shpejt për të folur për këtë pjesë. Besoj sekjo gjë do të shihet pas dyfazave të para, pra pas gjysmës së kampionatit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: