TETOVË- Vetëm gjatë vitit të fundit në këtë qytet mbi 100 foshnja kanë vdekur nga gratë shtatzëne shqiptare. Këta foshnja kanë vdekur nga abortet spontane pa dëshirën e nënave shtatzëne. Përballë kësaj situate mjekët po heshtin.

Mjekët thonë se shkak kryesor për abortet spontane është ajri tejet i ndotur në Tetovë.

“Paramendoni një nënë shtatzëne që thith ajrin ku më shumë ka monoksid karbon, me atë ajër e ushqen foshnjën në mitrën e saj. Dihet si është përfundimi. Foshnja vdes para kohe që ne si mjek i shohim çdo javë me eko aparat”, citohet një mjek nga Tetova për “Zhurnal”.

Mjekët nga ky qytet pranojnë se ka raste të shumta të aborteve spontane. Mirëpo askush nuk ka evidencë të saktë zyrtare se sa aborte janë, pasi pacientët vendosin personalisht se ku të bëjnë pastrimin e fetusit nëpër spitalet shtetërore apo në ato private.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: