TETOVE-Homazhe para bustit të Mehmet Pashë Derrallës në Tetovë janë mbajtur nga shqiptarët me rastin e ditës së flamurit. Qindra shqiptarë të Maqedonisë kanë vlerësuar lart figuren e Derralles i cili në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, u emërua ministër i Mbrojtjes me propozim të Isa Boletinit.


Gjatë kohës dhe në shumë dokumente arkivore të kohës, Dërralla quhej dhe Kalkanderi, emër i Tetovës ku ai kishte lindur. Ai, në moshën 35-vjeçare u gradua Pasha i Perandorisë Osmane. Dita e Festës Kombëtare të Ushtrisë, 4 dhjetor 1912, kohë në të cilën qe ministër Mbrojtje, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Dërrallës.


(d.b/BalkanWeb)