Alajdin Demiri, ish-kryetar i Komunës së Tetovës dhe ish-diplomat u nda nga jeta të premten në mbrëmje, në moshën 65 vjeçe. Sipas një njoftimi të familjes, zoti Demiri vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Varrimi i tij u bë të shtunën në vendlindje, në Tetovë.

Ai u zgjodh kryetar i komunës së populluar me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut në vitin 1997 dhe pas pak muajsh qe arrestuar për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në shtizat e komunës. Për këtë, së bashku me kryetarin e Komunës së Gostivarit u dënuan me nga dy vjet burg dhe pas një kohe të vuajtjes së dënimit u amnistuan. Zoti Demiri qëndroi për një vit në krye të komunës, shkruan Voa.

Nga viti 2000 deri 2002 ishte ambasador i Maqedonisë në Zvicër. Më pas punoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa u shqua si njohës i dinamikane politike dhe analist në mediat e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb