Fitorja është një kujtim i largët në Durrës me Teutën që nuk e njeh një shije të tillë që nga viti i shkuar. Tre barazime në tre ndeshjet e fundit, zbehim jo pak atë shkëlqim që bregdetarët kishin fituar në dy fazat e para. Merkato e bujshme duket se ka “trullosur” idetë e Bledi Shkëmbit i cili nuk po arrin të rikthejë ekipit të paktën në nivelin që kishte në dy fazat e para.

Pas Flamurtarit dhe Tiranës, është radha e Kamzës ti marrë pikë dhe këtë ekipi i Ernest Gjokës bëri jo duke u mbrojtur por duke luajtur një 90-minutësh si të barabartë. Dukshëm Teuta ishte më dominuese, krijojë më shumë raste për shënim, por Kamza nuk “vodhi” asgjë, përkundrazi krijojë disa raste për shënim ku dhe një herë në apel u thirr Isli Hidi.

Rastin më të pastër të sfidën e shpërdori Sherif Kallaku i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19-të. Teuta shtoi presionin në zonën e Kamzës, mbi të gjitha në pjesën e dytë ku Kamara, Latif e Kallaku provuan me çdo formë për të zhbllokuar takimin. Në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Teuta nuk përfiton nga hapi fals i Kukësit, vijojnë të qëndrojë në vendin e tretë në kuotë ne 36-të pikëve, ndërsa Kamza dhe pse me pikë të barabarta me Kastriotin, arrin ti parakalojë duke u pozicionuar në vendin e 9-të me 16 pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: