Tomislav Bushiç, sulmuesi kroat i Teutës, kërkon të fitojë kryendeshjen e javës së 25-të, atë me Partizanin, e cila do të zhvillohet në kryeqytet ditën e premte në orën 18:00. Kroati “kërcënon” të kuqtë, teksa thotë se ndaj tyre do të jetë njëjtë si luftë.

“Me Skënderbeun krijuam raste, por nuk shënuam dhe ata barazuan. Shpresojmë të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe të marrim maksimumin ndaj Partizanit. Është një ndeshje shumë e vështirë dhe me Partizanin është gjithmonë luftë. Duhet të tregojmë muskujt dhe të luajmë si burrat. Vetëm kështu mund të fitojmë. Une mendoj se objektiv i skuadrës është Europa, por nëse fitojmë me Partizanin diferenca shkon në 7 pikë, kur mbeten edhe shumë ndeshje, prandaj mund të shkojmë shumë më përpara”, ka thënë Bushiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: