Aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero, kanë konfirmuar ndarjen e tyre nëpërmjet një komunikate për medie.

Në komunikatë thuhet se vajza e tyre Tara, do të jetojë me Teutën ndërsa Blero nuk i ka të limituara vizitat për të bijën.

“Pas 5 vitesh martese nga e cila jemi bekuar me një vajzë të mrekullueshme, ne të dy kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë, por jo dhe asnjëherë përkushtimit dhe kujdesit ndaj vajzës sonë. Ajo është gjithçka për ne dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, thuhet në komunikatë.

Tara do të jetojë me nënën e saj, por që vizitat nga babai janë të palimituara, natyrisht dhe kujdesi i tij si deri më tani. Meqë është folur e përfolur rreth ndarjes sonë ( para disa muajsh ) e që në atë kohë nuk kanë qenë ato fjalë të vërteta, tashme kjo është e vërtetë dhe publike.

“Duke pas parasysh qe ne të dy kemi një fëmijë të mrekullueshëm atëherë i lusim shumë edhe gazetarët si dhe gjithë njerëzit që mbase kanë dëshire për të komentuar rreth kësaj çështje, që për hir të faktit që kemi një fëmijë të përbashkët si dhe familjet tona, mos të spekulojnë dhe të shpifin të pavërteta rreth ndarjes sonë sepse megjithatë shumë njerëz mund të lëndohen”.

“Nuk ka mes ne të dyve as mllef as urrejtje, përkundrazi, ne vazhdojmë të kemi një raport të mirë mes vete, sepse kemi krijuar familje bashkë dhe kështu duhet të jetë një raport i shendosh. Njerëzit kur martohen asnjëherë nuk martohen me qëllim që një ditë të ndahen, por ja që ndonjëherë jeta sjell të papritura aspak të këndshme, prandaj shpresojmë edhe kësaj radhe në përkrahjen e gjithë miqve dhe dashamireve tanë. Ju falënderojmë për dashurinë dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në deklaratë.

(d.d/BalkanWeb.com)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: