Mori drejtimin e Teutës më 19 shkurt dhe në tre muajt e parë si trajner në Kategorinë Superiore Bledar Hodo arriti të shpëtojë durrsakët nga rënia prej kategorisë, ndonëse kanë mbetur dhe 90 minuta nga fundi i këtij sezoni.

Në 9 ndeshje nën drejtimin e Hodos, Teuta arriti të luftonte fort dhe mori 4 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, përkthyer këto në 16 pikë, që i shërbyen shumë, pasi shpëtoi sezonin e bluve. “Djemtë e detit” tashmë janë me të qetë në Durrës. Janë të bindur se kjo skuadër bëri mirë gjatë kampionatit falë dhe përkushtimit dhe binomit perfekt trajner-lojtar. Megjithatë, deri tani, skuadra ka luajtur me grintë, gjë të cilën e kanë në “gen”. Durrsakët kanë bërë ndeshje të kujdesshme dhe morën atë që donin.

Tani u duhet të shohin përpara. Kampionatit po i vjen i fundi dhe skuadra kërkon të bëjë mirë dhe javën e fundit. Edhe pse në këtë javë do të jetë një ndeshje me objektiva të arrira, si për Teutën dhe Egnatian, Teuta arriti të bëjë një sezon të mirë përpos oshilacionve që pati gjatë rrugës. Megjithatë, edhe objektivat u konkretizuan me fitoren në Tiranë, ku gjithçka tanimë është konkrete, jo vetëm për Teutën, por edhe në forcën reale të kundërshtarëve.

Trajneri Bledar Hodo, përveçse konsiderohet një nga teknikët e rinj më të mirë të kampionatit shqiptar, duket se ka të njëjtat ambicie me skuadrën që drejton. Një binom perfekt, ku uria për sukses është nga të gjitha palët. Hodo, pjesë e Teutës prej vitesh, ku me skuadrën durrsake në futbollin shqiptar arriti të çonte deri në fund misionin që kishte për të shpëtuar sezonin, duke marrë pëlqimin e tifozëve për lojën e treguar në fushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb