Teuta ishte skuadra e parë e superligës që zbret sot në fushë, ndërsa luajti sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Europës kundër lituanezëve të Ventspilsit. Skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi e ka parë veten menjëherë në disavantazh, kur në minutën e pestë, kur Serhiçuk ka përfituar nga një hutim i mbrojtjes durrsake dhe ka ndëshkuar Hidin në shtyllën e tij.


Teuta më pas e rrit shumë lojën e saj duke e mbajtur Ventspilsin për minuta të tëra në mesfushën e tij, por bregdetarët nuk arrijnë të ndërtojnë aksione të mira goli. Nga ana tjetër, vendësit preferojnë kundërsulmin, për t’u zgjuar në fundin e pjesës së parë, që gjithsesi do të mbyllet me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë.


67210307 1191844960995531 2598935168085393408 N
67210307 1191844960995531 2598935168085393408 N

Panorama nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Ventsplis shënoi edhe dy herë të tjera duke bërë durrsakët që të kapitullojnë. Rezultatin për 2-0 e fiksoi Ulimbasevs, që brenda zonës me një të djathtë saktë e la të palëvizur portierin Hidi. Blutë përiqen të ndryshojnë diçka, por nuk kanë as forcë dhe as ide, ndërsa të zotët e shtëpisë do të gjejnë dhe golin e tretë.


Ajegun shpërthen në krahun e djathtë dhe i pamarkuar depërton deri në zonë, duke e kaluar topin mes këmbëve të Hidit për rezultatin 3-0, rezultat që e bën mjaft komod kthimin për letonezët dhe shumë të vështirë përmbysjen për durrsakët, që do të kenë nevojë për më shumë sesa një mrekulli në “Niko Dovana”.
(Balkanweb)