Vllaznia është mundur në shtëpi nga skuadra e Teutës në javën e dytë të kampionatit shqiptar. Shkodranët pasi kaluan Lushnjën në javën e parë janë befasuar në “Loro Boriçi” nga durrsakët që triumfuan me rezultatin minimal 0-1.

Takimi është vendosur nga Çyrbja në minutën e 70-të pas një depërtimi të shkëlqyer që fillimisht i lejoi të hynte në zonë e më pas të godiste saktë. Predha e lëshuar nga futbollisti durrsak ishte e pakapshmë për portierin Selimaj që nuk I mbeti gjë tjetër veçse të nxirrte topin nga rrjeta.

Teuta pasi mposhti Luftëtarin në javën e parë merr një trepikësh tjetër që momentalisht e rendit atë në vendin e parë duke patur parasysh që Skënderbeu dhe Kukësi ende nuk I kanë luajtur sfidat e tyre. Një fitore që tregon shumë për të besuarit e Maganit që në start të këtij kampionati kanë deklaruar se këtë sezon vijnë me pretendime te mëdha.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb