I dëmtuar prej 3 muajsh, Emiljano Vila ka hedhur poshtë vuajtjet dhe duket gati për t’u rikthyer në fushë. Lojtari ka nisur stërvitjen më grupin dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, do të rikthehet të luajë një ndeshje pas tre muajsh.

 

Mesfushori durrsak mungon që prej muajit tetor, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Bylisit. Vila lëndoi gjurin dhe prej kohësh i është nënshtruar rikuperimit. 36-vjeçari duket se ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe po përgatit rikthimin.

 

KARABECI — Veterani i mesfushës nuk do të jetë i gatshëm për timonierin e “bluve”, Bledar Devolli. Karabeci do të mungojë ndaj kuqebluve për shkak kartonësh. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në duelin me Skënderbeun dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

GJËNDJA E GRUPIT — Teuta-Vllaznia është një nga duelet më interesante që do të luhet për javën e 23-të. Kjo përballje do të zhvillohet ditën e premte duke nisur që nga ora 16:30 në “Niko Dovana”. Trajneri Bledar Devolli do të ketë luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin me kuqeblutë, pasi Karabeci është mungesa e vetme. Trajneri në takimin që ka pasur me lojtarët më seancës e radhës stërvitore, ka biseduar me ekipin për të vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ndaj kuqebluve, që kanë një grup shumë të mirë lojtarësh që mund t’i hapin punë Teutës. Të gjithë lojtarët e kanë në mendje se nuk duhet asnjë nënvlerësim në këtë ndeshje dhe duhet të tregojnë se kanë potencial dhe janë në gjendje të bëjmë shumë. Teuta vjen pas katër humbjesh radhazi në Kupë dhe kampionat dhe tashmë kanë një tjetër përballje delikate ndaj kuqebluve, ku duhet të bëjnë një sforco për fitore.

STRËVITJA – Teuta dje ka vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë në Durrës. Atmosfera në kampin e bluve është maksimalisht e përqendruar te dueli i radhës. Pas një vrapi të lehtë lojtarët filluan me ushtrime atletike dhe veprime me muskujt, ndërsa tre portierët, Tafas, Vata, Devolli dhe trajneri Rizvani po bënin përgatitje veçmas. Ndërsa ekipi zhvilloi kuadrat me vetëm dy takime dhe sigurisht dy prej tyre në mes për të fituar topin. Të qeshura të shumta dhe batuta kishte në momentin e kuadratit, por edhe mosdakordësi sa u përket prekjeve të topit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb