Teuta ndërhyn në merkato. Klubi durrsak ka firmosur me sulmuesin Dejvid Kapllani. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e fundit të merkatos së janarit, duke rikthyer në shtëpi sulmuesin Dejvid Kapllani! 23-vjeçari do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.

Klubi i uron mirëseardhje Kapllanit dhe sa më shumë suksese me fanellën blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që 23-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre, ndërsa ka kontribuar edhe për Erzenin dhe së fundmi për Kastriotin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb