Teuta nuk ka gabuar në shtëpi, teksa ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Në takimin e luajtur në “Niko Dovana”, skuadra e Bledi Shkëmbit merr maksimumin dhe e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që gjirokastritët e Klodian Duros, janë zhytur në krizë në këto javë të para, teksa ende nuk kanë provuar shijen e pikës.

Sfidën e çel sulmuesi Nikaç. Malazezi godet saktë në minutën e 30-tëpas krosimit nga e djathta të Todorovskit. “Djemtë e Detit” nuk u pajtuan me epërsinë e 1 goli, teksa në fundin e pjesës së parë, dyfishuan shifrat me shkodranin Vecaj. Për të hipotekuar fitoren e Teutës, mendoi Avdyli, që me një gjuajtje të kaliburar nga distanca, i coi shifrat në 3-0. Gjirokastritët u munduan të rihapnin takimin në minutën e 60-të me Realdo Filin, por vetëm kaq, pasi në fund, durrsakët arritën të dilnin nga fusha me pikë të plota.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb