TIRANE

Kejvina Kthella ka qenë një ndër të ftuarat speciale të programit të së dielës ‘E diell’. E vendosur përballë pyetjeve të ndryshme nga gazetari Ervin Kurti, bukuroshja është përgjigjur pa pasur komplekse.

Pas kësaj, pyetja që i mundonte të gjithë ishte: Çfarë ndodhi me karrierën e Kejvinës në Itali? E vendosur përballë disa pyetjeve me spec, velina nuk mundi t’i shpëtonte as këtij kurioziteti:

“Pse i mashtron njerëzit ti? Thua do bëj karrierë në Itali dhe ke një vit që jeton akoma këtu?”
“Në fakt, nuk kam mashtruar kurrë asnjeri. Kam pasur projektet e mia në Itali, më pas m’u kërkua të marr pjesë në ‘Dance With Me’. Duke qenë se falë Shqipërisë dhe ‘Xing me Ermalin’ jam kjo që jam, nuk doja të prishja raportet me Tv Klan dhe me Shqipërinë time”, -është shprehur ajo.

Kejvina ka folur gjithashtu edhe për marrëdhënien me mediat online, për të cilat ka reaguar e revoltuar së fundmi në Instagram. Ajo u shpreh se ka shpërthyer kundër gazetarëve për shkak të presionit që ata bëjnë me gjërat që shkruajnë, pa e menduar gjatë dëmin psikologjik që shkaktojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: