I dyshuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 do të mbetet paraburgim, pasi Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për shfuqizim të vazhdimit edhe për 30 ditë të masës së paraburgimit, transmeton Shenja.


Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se kërkesa refuzohet për shkak se ka dyshime për arrati dhe përsëritje të veprës.


Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Boki 13 i paraqiti problemet shëndetësore si arsye për shfuqizim.