FRANCË

Menaxheri i një restoranti tha se ishte viktimë e sulmeve terroriste në 2015 në Paris, mirëpo e gjitha ka dalë se ishte mashtrim.

Yann Abdelhamid Mohamadi tha se ishte në restorantin “Casa Nostra” kur një djalë i armatosur shkaktoi vdekjen e 5 vetëve. Përveç deklaratës së rreme, ai akuzohet se i shiti videon e sulmit të përditshmes britanike “Daily Mail”.

Gjykata e dënoi Mohamadin me 1 vit bueg nën akuzën “përpjekje për mashtrim”. Edhe një tjetër person i quajtur Serge Dieujustse, pranoi se ka bërë deklaratë të rreme se ishte viktimë në sulm e u dënua gjithashtu me 1 vit burg.

Duke pretenduar se ka qenë në bodrumin e restorantit gjatë sulmit, Mohamadi tentoi të fitonte kompensim nga Fondi i Garancisë Kombëtare të Viktimës, FGTI. Fondi mohoi pretendimin dhe zbuloi se burri ka mashtruar për të marrë para.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb