Përplasje në distancë mes Jurgen Klopit dhe Mançester Sitit kur duhen 48 orë nga finalja e “Community Shield” në “Uembli”. Disa ditë më parë, trajneri i Liverpulit lëshoi një shigjetë direkt mbi rivalët sa i takon temës së merkatos. “Ne duhet të bëjmë kujdes me llogaritë tona. Kemi investuar shumë në këtë skuadër, nuk jetojmë në një botë përrallash ku mund të bëjnë çfarë të duam. Janë katër skuadra që mund ta bëjnë këtë: Reali, Barcelona, Siti dhe PSG. Ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë”. Më pas, trajneri gjerman saktësoi se nuk bëhej fjalë për një kritikë, por gjithsesi fjalët e tij janë cilësuar si provokim nga ana e “Citizens”.

Përgjigja erdhi nga drejtuesi i Sitit, Omar Berrada: “Nuk e kuptoj se përse shohin klubet e tjera dhe diskutojnë zgjedhjet që ata bëjnë. Nuk jemi të nxehur nga këto fjalë, na kuriozon fakti që vendosin gjithnjë në dukje shpenzime tona. Ne nuk na shqetëson fare sesa shpenzojnë ata. E vërteta është se të gjitha shoqëritë e mëdha, investojnë siç më mirë e gjykojnë. është e gabuar të thuash se ne, PSG, Barça dhe Reali shpenzojmë 200 milionë stërlina çdo vit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: