KOSOVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar sot lirimin nga burgu të veprimtarit Adem Demaçi. Përmes një postimi në “Facebook”,  Thaçi shkruan se ai do të mbetet gjithmonë në ndërgjegjen e tyre kombëtare.


“Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar.


Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.


Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb