KOSOVE

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi është liruar me kusht. Lirimi i tij, ka bërë që të mblidhen ish-komandantët e Drenicës në Burojë, për të festuar ngjarjen. Gjatë mbledhjes ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi u arrestua ndërsa më vonë u shpall fajtor për “Krime lufte kundër popullatës civile” nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët kishin funksione publike, deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: