KOSOVE– Nëse zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen deri në pranverën e vitit të ardhshëm, ekzistojnë gjasat që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini të nominohen për çmimin Nobel për Paqe.
Siç raporton e përditshmja serbe “Danas” duke iu referuar burimeve ndërkombëtare diplomatike, hapi i parë drejt nominimit të mundshëm të presidentit të Kosovës, është promovimi i librit të tij më të ri autobiografik “Neë State, Modern Stateman” nëpër shtetet perëndimore.
Autorët e librit autobiografik të presidentit Thaçi janë gazetarët britanikë Roger Boys dhe Suzy Jagge. Ky libër deri më tani është promovuar në Londër, Berlin, Paris dhe Vjenë.
(d.d/BalkanWeb)