PRISHTINE– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku deklaroi se duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, ndërtohet shteti dhe e ardhmja.
“Sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”, u shpreh kryeministri Thaçi.
Ai shtoi se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
(m.k/BalkanWeb)