PRISHTINE-Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi zhvilloi sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku deklaroi se “duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”.

Ai shtoi se sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi tha se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb