Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoninë.

“Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë fundjavës. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë Thaçi.

“Le ta themi më zë dhe ta bëjmë të qartë, këto forca që po punojnë të sjellin destabilitet në Maqedoni janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb