PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se “Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës”.

Në një mesazh në Fb, Thaçi argumenton se koalicioni kërkohej “për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale, shumë etnike dhe gjithëpërfshirëse. Koalicionion e kemi bërë duke marrë në konsideratë vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të përqafuar dhe mbrojtur vlerat civilizuese perëndimore, synimin për përmbushur të gjitha standardet dhe reformat e domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO, OKB, OSBE dhe ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve speciale me SHBA-të.”

Thaçi ka theksuar në mesazhin e tij, garancitë që ofron qeverisja e përbashkët e këtyre dy forcave politike në Kosovë: “Jemi të përkushtuar të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rëndit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik, – shkruan ai. – Koalicioni është i bindur se vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit ne do të arrijmë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe shoqëror.”

PO ashtu, edhe për marrëdhëniet me jashtë, Thaçi përforcon se “jemi të zotuar edhe për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinjë të Republikës së Kosovës me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.”

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: