PRISHTINË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dy vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë. Numri dy i qeverisë kosovare thekson se përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjell përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog.

“Dy vite më parë e nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit me të cilën siguruam zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe europianizimin e Ballkanit. Përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellë përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog. Në këtë përvjetor dëshiroj ta përkujtoj Enver Zymberin, i cili e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, por prej të cilit edhe lindi procesi që shtriu pushtetin e Kosovës gjithandej vendit dhe afroi Kosovën në prag të BE-së”, ka shkruar Thaçi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb