Zëvendëskryeminstri i Parë i Kosovës, njëherazi Ministër i Jashtëm i ka dërguar një mesazh urimi shkrimtarit të madh Ismail Kadare, për çmimin e marrë në Jeruzalem.

“Urime Kadaresë për Çmimin e Jeruzalemit që mori dje. Kadare, shkrimtari i madh i letërsisë shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ismail Kadare është vlerësuar dy ditë më parë me çmimin më prestigjioz për letërsi në Izrael “Jeruzalem Prize”. Çmimi i është dorëzuar në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit që po mbahet atje. Ndërsa gjatë marrjes së këtij vlerësimi, Kadare u shpreh se kur e lajmëruan për çmimin “Jerusalem”, ndjesia e parë pas kënaqësisë, ka qenë ajo e surprizës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb