Mediat serbe kanë botuar sot lajmin se zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ministri jashtëm Hashim Thaçi mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit. Ky lajm vjen menjëherë pas vizitës zyrtare të homologut të tij Dacic në Prishtinë në konferencën e Ballkanit perëndimor.

Burimet e gazetës raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizitë te mundshme te Thaçit Beogradit, e para e tij ndonjëherë ne kryeqytetin serb. Po ashtu mësojmë se kjo vizite tashme i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet te organizojë 4 000 policë për garantimin e sigurisë.

“Thaçi mbetet fytyrë e urryer ne opinion serb, por burimet njoftojnë se vizita e tij do te ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun”, shkruajnë mediat serbe.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit te dikurshëm të UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Poposki dhe Dacic si dhe zyrtare te tjerë te lartë evropiane si dhe te Kosovës dhe Serbisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb