Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron trazira në Ballkan nëse nuk arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përmbyllja e dialogut me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale është interes nacional i Kosovës. Ne duam që njëherë e gjithmonë t’i qartësojmë raportet tona me Serbinë dhe kjo mund të arrihet me një dialog që ka afat kohor, dhe kërkesa të qarta.

Nuk kam kurrfarë dilemash që marrëveshja do mund të arrihet këtë vit, por në të kundërtën mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit“, tha Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve.

“Unë me tërë potencialin tim do të bëj të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbajë pezull shtetin e Kosovës, dhe mos t’i jap epilogun e duhur dialogut mes dy vendeve“, tha ndër të tjera ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb