KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra nga disa zyrtarë serbë për luftën dhe masakrat e kryera prej tyre në Kosovë.

Me një reagim në “Facebook”, Thaçi flet hapur ku thotë se zyrtarët serbë po përpiqen para botës të mohojnë krimet, gjenocidin, e spastrimet e bëra ndaj popullsisë civile në kohën e luftës.

Sipas Thaçit, ka vetëm një dallim mes krimeve të Holokaustit dhe atyre të Serbisë në Kosovës dhe kjo ka të bëjë me pandëshkueshmërinë nga ana e ndërkombëtarëve.

“Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH”, shkruan Thaçi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb