KOSOVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti, përmes një postimi në ‘Facebook’. Thaçi shkruan se miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës.

Hth
Hth

“Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”,  shkruan Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb