Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan. Kreu i Shtetit të Kosovës deklaroi se në vitin 2002 një kryeministër nga Shqipëria i ka shkuar në zyrë dhe i ka ofruar planin e ish kryeministrit serb në vitet 2001- 2003 Zoran Dindiç (Gjingjiq).

Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiq  për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra. Më ka sjellë planin e Xhinxhit për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kamenicës. Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emër të kryeministri Gjingjiq, është adresa e gabuar, i thashë shko në vend tjetër”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: