KOSOVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “Kosova do t’i forcojë edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe se do të vazhdojë rrugën drejt integrimit në organizata ndërkombëtare”.


Ai bëri thirrje për bashkim në mënyrë që të fitohet mbështetja e miqve përderisa ka thënë se “Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare”.


Këto komente presidenti Thaçi i bëri gjatë ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Duke folur në këtë ceremoni, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt në Kosovë dhe se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të fuqizohet ende.


“Ushtria e Kosovës sjell paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri, por ajo do të përdoret për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Njëkohësisht, në miqësi të përhershme me Amerikën dhe me partneritetin tonë strategjik, ne do t’ja dalim ta bëjmë Kosovën ashtu siç e ëndërruan çlirimtarët”, tha Haradinaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb