Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti, Randy Hutgren. Sipas një njoftimi për media nga Zyra e presidentit, Thaçi e ka falënderuar delegacionin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me SHBA-në. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit me pro-amerikan në botë”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.
Në emër të delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren është shprehur i kënaqur me vizitën dhe takimet e mira që kanë pasur në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë kongresisti, Randy Hutgren, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe liderë të partive politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb