Në 20-vjetorin e operacionit ushtarak “Shigjeta” – drejtimi operativ numër 2, presidenti Thaçi ka folur sërish për bashkimin kombëtar.

Thaçi ka thënë se ndërsa Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën dhe po e vonon të ardhmen evropiane të Shqipërisë, rruga më e mirë dhe më e qëndrueshme aktualisht mbetet respektimi i vullnetit të dy shteteve tona të ndara padrejtësisht, që tash e tutje të jetojnë në një shtet të vetëm, duke bashkuar kombin tonë.

“Bashkimi kombëtar është e drejtë historike dhe vullnet i qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Kjo është herë e tretë radhazi që presidenti Thaçi po e përmend shumë drejtpërdrejtë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përfshirë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb