KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Holokaustin,  ngjarje kjo  e cila mori jetët e miliona civilëve për shkak të përkatësive etnike.

Ai shkruan në “Facebook” se  botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë.

Mes tjerash, Thaçi thekon faktin se shqiptarët ndihen krenarë për shpëtimin e hebrenjve, të cilët iu hapën dyert për t’i mbrojtur ata nga regjimi i ashpër dhe spastrues i Adolf Hitlerit.

“I kujtojmë dhimbjet që i mësuam nga dëshmitarët, duke u munduar të nxjerrim mësime rreth shkaktarëve të kësaj mizorie, për të mos lejuar që të përsëritet më për asnjë popull. Botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë. Prandaj angazhohemi për barazi, sundim të ligjit, liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Si shqiptarë, ndjehemi krenarë me rolin që kemi luajtur në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Thaçi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb