PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij në raport me bisedimet me Serbinë dhe idesë së propozuar prej tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai thotë se propozimi i tij për një zgjidhje paqësore me Serbinë tashmë është i qartë.

“Propozimi im për një marrëveshje paqësore me Serbinë është i qartë: Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por, po në korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, shkruan Thaçi.

Ndonëse, Thaçi deri vonë ishte kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, por tani, në çdo postim të tij në rrjete sociale e madje edhe në konferenca e mbështet këtë deklaratë të tij.
Ideja e tij, u kundërshtua nga opozita dhe madje edhe nga partnerët e koalicionit.

Ndërsa sot në një shkrim ekskluziv për Kohën Ditore, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së presidentit Thaçi.

“Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut”, thotë Veseli ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb