PRISHTINE- Përgatitjet për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës janë në përfundim e sipër dhe ajo mund të mbahet të hënën më 15 shkurt. Kështu i ka thënë një burimi i besueshëm Radio Kosovës brenda koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeminsitri Hashim Thaçi do të ketë të dielën një takim me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerry në Tiranë dhe dita më e përshtatshme për zgjedhjen e presidentit është 15 shkurti, pasi të marten dhe të mërkurën do të zhvillohet aktivitet festive për tetëvjetorin e pavarësisë.

i njëjti burim megjithatë, nuk ka përjashtuar mundësinë që seanca të mbahet nesër apo edhe të dielën.

Ndërkohë, kryetari Kadri Veseli ka thënë se presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet shumë shpejt duke mos dashur që të jap një datë të caktuar nëse kjo do të bëhet para ose pas protestës së 17 shkurtit.

Sa i përket këtij procesi, Veseli ka thënë se çdo element i tij do të jetë në pajtim me ligjin e Kushtetutën.

Këto komente, shefi i Kuvendit i bëri pas takimit që pati me drejtuesit e Agjencisë Kosovare e Privatizimit.
(ma.ar/RTK/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb