NJU JORK – Kryeministri i Kosovës është takuar sot në Nju Jork, në selinë e OKB-së, me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Sikurse informon vetë Thaçi, “diskutuam për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjët,”- përfundon ai. (Foto arkivë)

Thaçi ka shpjeguar një ditë më parë se do të vizitojë Nju Jorkun për të marrë pjesë në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilit, sipas tij, “do t’ prezantoj rezultatet e Kosovës për periudhën e kaluar. Organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve dhe finalizimi i formulës gjithpërfshirëse qeverisëse, përfundimi i suksesshëm i negociatave për MSA, raporti pozitiv i progresit për liberalizim të vizave, përfshirja e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS por edhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet sovran, janë disa nga aspektet pozitive që janë shënuar muajt e fundit.

Në vigjilje të Qeverisë së re, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës pohojnë me krenari se shteti ynë ka ndryshuar shumë për të mirë në katër vitet e fundit ndërsa implementimi i Marrëvesjes së Brukselit, krijimi i Forcave të Armatosura dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbetën prioritetet për vitin në vijim,” ka shrkuar Thaçi dje.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: