KOSOVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për gazetën amerikane “The Washington Post”, ka folur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, shkruan lajmi.net.

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka sqaruar edhe një herë deklaratën e tij dhënë prestigjiozes amerikane.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post””, ka shkruar Thaçi ndër të tjera në postimin e tij.

Njoftimi i plotë i presidentit Thaçi:

Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb