PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se marrëveshja me LDK-në do të nënshkruhet javën që vjen dhe në të do të përcaktohet edhe se kujt do t’i përkasin institucionet. Këtë njoftim, Thaçi e ka bërë pas një takimi që ka pasur sot me kreun e kësaj partie, Isa Mustafën.

Në një postim në Fb, Thaçi shkruan: “Sot u takuam me Kryetarin e LDK-së, z. Mustafa. Biseduam rreth punës së grupeve punuese për programin qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive institucionale.

Ishte konkludim i përbashkët se është bërë një punë efektive në kuadër të bashkëpunimit ndërpartiak, PDK-LDK, që qeverisja të jetë e suksesshme në realizimin e projekteve dhe axhendës. Presim që marrëveshjen perfundimtare ta nënshkruajmë javën e ardhshme kur do të bëhet ndarja e përgjegjësive institucionale, – përfundon Thaçi.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: