Peter Handke është nobelisti i ri në letërsi. Sot, Akademia e Nobelit në Suedi ka ndarë çmimin nobel për letërsi shkrimtarit antishqiptar, duke shkaktuar një debat të fortë.
Handke, nuk njihet vetëm si shkrimtar, ai njihet edhe si mbështetës i madh i Slobodan Millosheviçit dhe masakrave të tij në Ballkan.
Ai kishte deklaruar se Millosheviçi ka mbrojtur popullin e tij, duke shprehur edhe dëshirë të ishte në ushtrinë e tij.
E në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur se ky çmim ka sjell dhimbje tek viktimat e panumërta të gjenocidit serb.
“Më kujtohet në vitin 1990, Vaclav Havel, Susan Sontag dhe shumë të tjerë e dinin se e keqja në Evropë duhet të ndalet. Gjenocidi në Bosnje dhe Kosovë kishte një kryers. #Handke vendosi të mbështesë dhe mbrojë kryersin. Vendimi i #NobelPrize solli dhimbje të madhe tek viktimat e panumërta”, shkruan Thaçi.