KOSOVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka cilësuar 2019-ën  si vit të marrëveshjes me Serbinë. Deklaratën e tij Thaçi e dha në një intervistë për “Bloomberg”, ku e cilësoi marrëveshjen si mënyrën më të mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara.

“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh i bindur se me një marrëveshje të tillë do të mund të mbyllte të gjitha çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb