Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvlerësuar samitin e Berlinit duke thënë se do të jetë një takim rutinor. Duke iu përgjigjur raportimit të mediave perëndimore si ajo vjeneze “Der Standard”, që ka thënë se në Berlin do të varroset ideja e korrigjimit të kufijve, Thaçi ka thënë se në kryeqytetin gjerman nuk do të ketë as “varrim e as lindje”.

Ai ka thënë se pa SHBA-në nuk do të ketë zgjidhje duke theksuar se “zgjidhja ndodhet brenda kornizës së letrës së Presidentit Trump” që kohë më parë ua kishte dërguar dy Presidentëve.
Thaçi në intervistë në Klan Kosova, ka thënë se në Berlin do të kërkojë nga Macron dhe Merkel që t’i jepen vizat Kosovës.

“Në Berlin nuk do të ketë dialog, negociata dhe ballafaqim me përfaqësuesit serbë. Ajo që pres nga ky takim është konfirmimi nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron se do ta mbështesin Kosovën në liberalizimin e vizave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb