Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa.
Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar nga Blendi Fevziu ka ngritur në këmbë të gjithë rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.
Por kur ka qenë dalja e fundit publike e këngëtares së njohur? Në një faqe në facebook që besohet se i përket Parashqevi Simakut, me emrin
Simaku Nolfe, komenti i fundit është bëre pikërisht në dhjetor 2016. Këngëtarja në atë postim ka falenderuar të gjithë ata që e ka udhëzuar dhe inspiruar në rrugën e saj si Artiste në SHBA dhe e kanë ndihmuar në albumin e saj që ajo e ka titulluar ‘Thank God’, një album me këngë popullore shqiptare.